Kur dukej se gjerat po shkonin mire ne kampin shkodran ne prag te ndeshjes me Laçin, sot nderkohe stafi teknik ka marre nje lajm jo te mire nga mjeket e skuadres se Vllaznise.

Keshtu, behet e ditur se mesfushori Behar Ramadani nuk ia ka dale te rikuperohet dhe per kete arsye nuk eshte grumbulluar per kete sfide. Ai ka nje problem ne kavilje prej disa kohesh dhe prandaj nuk do te jete ne gjendje te luaje.

Edhe ne sfiden e kaluar ndaj Flamurtarit ne fakt kete problem kishte por ngaqe mungonte Krymi per arsye kartonash, Ramadani vendosi te sakrifikonte duke luajtur, por gjithsesi nuk arriti ta çonte ndeshjen deri ne fund.

Ai u detyrua te linte fushen e lojes rreth minutes se 60-te dhe per kete arsye, mesfushori shkodran nuk do te mundet te luaje as neser ndaj kurbinasve.

Ne vend te tij do te jete Krymi por mbetet per t’u pare se si do ta rreshtoje skuadren trajneri Jonuz megjithese nuk pritet te kete levizje te shumta, perfshi ketu dhe aktivizimin e Adilit ne qender te mbrojtjes ne vend te Shehit qe eshte i skualifikuar me kartona.
www.shkodrasport.com