Kategoria e pare e futbollit shqiptar do te rikthehet serish neser me ndeshjet e rradhes, te parat per vitin 2020. Ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te luhet nje takim shume interesant, ai ne mes Veleçikut dhe Beselidhjes.

Kuptohet qe nisur edhe nga renditja ne tabele e dy ekipeve, lezhjanet konsiderohen favorite sepse kane pretendime te tjera ne kampionat dhe per me teper ne merkaton e janarit jane forcuar edhe me shume.

Por sakaq, koplikasit nuk jane ne pozita te mira dhe per kete arsye, çdo pike qe mund te marrin do te ishte nje bonus per ta. Kuptohet qe ne fushe do te zbresin me objektiv per ta fituar ndeshjen, por gjithçka varet nga ajo se çfare do te prodhoje skuadra gjate 90 minutave.

Takimi i neserm padyshim qe do te jete edhe nje sfide ne mes trajnereve, Besnik Duli dhe Elvis Plori. Mbetet per t’u pare se cili do te triumfoje me skemat e tij te lojes dhe po ashtu edhe me menyren si do t’i motivojne lojtaret per kete takim.

Sfida Veleçiku- Beselidhja do te nise ne oren 13.00 dhe pritet me interes nga tifozerite e te dy ekipeve qe me siguri kane per te pare nje perballje shume interesante.
www.shkodrasport.com