Laçi është një “Deja Vu” me trajnerin Vukicevic. Ashtu si edhe një vit më parë, kurbinasit janë duke u endur në vendet e fundit të tabelës për shkakun e nisje skandaloze të sezonit. Këtë herë është humbur në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj Bylisit. Thuajse në të njëjtën situatë, Vukicevic do të jepte dorëheqjen nga stoli te Laçi në sezonin e shkuar.

Drejtuesit menduan risjelljen e tij, e cila nuk po rezulton ashtu siç pritej. Ndeshja e sotme me Bylisin ishte e barabartë me dy ekipet që kishin shanset e tyre për të shënuar.

Goli i vetëm i takimit erdhi nga kapiteni Trumci që realizoi me një goditje fantastike nga distanca, ndoshta më të bukurin e parë në Superiore për këtë edicion. Pas kësaj fitore, ekipi i Bellait shkon në vendin e dytë të Superiore pas Partizanit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Vukicevic: “Është ndeshja e tretë radhazi që ne mundemi me rezultat minimal, në mënyrë tërësisht të pashpjegueshme. Kemi pasur shumë pak mundësi për të shënuar një gol. Për një gabim tonin e pësuam golin dhe kështu shkoi ndeshja. Jam shumë i shqetësuar për faktin se nuk po shënojmë, as në Europë nuk mundëm dot. Kemi humbur shumë me dëmtimin e Ujkës në mesfushë.