Klubi i Kukësit vazhdon punën për të afruar trajnerin e ri, pro për momentin, ka emëruar një të përkohshëm që të vijojë punën me ekipin deri të zyrtarizohet firma me Enkelejd Dobin, atë me të cilin është arritur një akord paraprak, siç zbuloi “Panorama Sport”.

Sot, ekipin e ka drejtuar Rraman Hallaçi, i cili ka drejtuar ekipin në seancën stërvitore për të filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Ai do të jetë në krye të skuadrës derisa të emërohet Dobi në drejtimin e Kukësit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Ekipi ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Skuadra ka zbritur pasditen e sotme në fushën e blertë nën drejtimin e trajnerit të Kukësit U21, Rraman Hallaçi i cili do të jetë trajner i skuadrës së parë deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri.

Ekipi ishte i plotë në stërvitje, teksa ndaj Partizanit nuk do te jetë i gatshëm mbrojtësi Tiago Ferreira i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës.

Ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës.