Partizani ka humbur 0-1 me Erzenin për javën e katërt të Superligës. Në “Elbasan Arena” ka vendosur një gol i Nonato në minutën e 12, me miqtë nga Shijaku që janë treguar të saktë.

Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën e tetë pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Me vetëm dy gola të shënuar në katër javë, skuadra e Kapllanit është për rekord në Superligë, duke qenë të vetmit që nuk kanë pësuar ende gol.

Kjo është humbja e parë e Partizanit këtë sezon, me Colella që duhet të mendojë për finalizimet para porte.

Partizani-Erzeni 0-1

Goli: Nonato 13’

Partizani (4-3-3): Rexhepi, Hadroj, Sota, Bitri, Atanaskoski (Buxhelaj 70’), Rrapaj (Romero 65’), Telushi, Murataj (Arapi 79’), Cara (Dragaj 79’), Victor (Hodo 70’), Skuka (në dispozicion: Hoxha, Zuna, Menich, Zekolli, Çelaj) Tr: Giovanni Colella

Erzeni (4-1-4-1): Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi, Mehmeti (Kriviçiç 46’), Ademi (Asani 46’), Calbergue (Avdiu 77’), Kahrimanoviç, Kadriu (Maloku 89’), Nonato (Thioub 62’) (në dispozicion: Hasanbelli, Enck, Goga, Osmanllari, Troplini) Tr: Xhevahir Kapllani

Arbitër: Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Rrapaj 55’ / Peposhi 5’, Kahrimanoviç 57’