Kukësi ka zyrtarizuar në stol trajnerin Enkeleid Dobi. 47 vjeçari nga Durrësi do prezantohet nesër në mëngjes te verilindorët dhe më pas do drejtojë skuadrën në stërvitjen e parë.

Tekniku ka drejtuar në Poloni ekipet e Gornik dhe Widzew Lodz, teksa si futbollist ka luajtur me Teutën, NK Verteks, Gornik, apo edhe Viry dhe Fleury në Francë.

Kjo është eksperienca e tij e parë në drejtimin e një skuadre në Shqipëri. Kujtojmë se pas katër javësh në Superligë, dje Kukësi dhe Skënder Gega mbyllën marrëveshjen.

Njoftimi i klubit:

FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!
Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin “Football Republic”.

Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkowice dhe Widzew Lodz.Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë”.

Enkeleid Dobi vjen pas aventurës së tij të gjatë në Europë si futbollist dhe më pas si trajner. Dobi ka qenë pjesë e shumë ekipeve në Francë dhe Poloni. 47 vjeçari nga Durrësi mbylli karrierën në Poloni ku drejtoi për 4 vite, duke u kthyer në vendëlindje për të vijuar karrierën e tij në krye të pankinës së Kukësit.

Enkeleid Dobi ka nisur karrierën si trajner në krye të Gornik në Poloni ku drejtoi klubin për 3 sezone duke korrur sukses pasi ekipi nën drejtimin e duurrsakut u ngrit në Kategorinë e Parë të Polonisë. Dobi më pas u transferua te ekipi rival i Ëidzeë ku drejtoi ekipin për 8 muaj.

Streha e re e Dobit do të jetë Kukësi, pasi u krijua hapsira me largimi e Skënder Gegës, ku drejtuesit dhe tekniku gjetën dakortësinë për të ndërprerë bashkëpunimin. Kjo është avantura tij e parë në Shqipëri pas largimit në vitin 1997 nga Teuta si futbollist, ku dhe fitoj titullin në sezonin 1993-1994.