Pas nje muaji ndeshjesh plot emocion e perballjes shume interesante, “Kupa Verore 2020” ka ulur siparin. Ekipi “Scutari” me kapiten te mirenjohurin Besfort Gjoklaj eshte shpallur fitues i saj. Ai ka mundur ne finale me rezultatin 4-2 ekipin e Mirdites.
Nje sukses ky i merituar i Scutarit qe ka treguar nje performance te mire gjate gjithe kupes dhe ne fund eshte kurorezuar me sukses. Ne rradhet e tij perveç Gjoklajt, pjese e tij jane edhe futbolliste te tjere te njohur si Denis Çokaj, Redi Lopçi etj.
Kesisoj ’Kupa Verore 2020″ e organizuar nga Shkodra Sport Event, Juban Danja, Agron Pjetri dhe Ndoc Ndoci, në “Kalçeto Fredi”, Juban, me 12 ekipe pjesëmarrëse, tashme ka perfunduar.
Janë vlerësuar më të mirët, ku u shpallën:
-Lojtari më i mirë i aktivitetit: Etrit Nika
-Golashenuesi më i mirë: Valter Perndreca
-Portieri më i mirë: Redmir Lopci
-Goli më i bukur: Mark Dodaj
-Ekipi më fair-play: Rragami
-Trajneri më i mirë: David Shtjefni.
Organizatoret kane falënderuar z.Ferdinand Jakun (pronar i “Kalçeto Fredi” Juban) për kontributin e dhënë për zhvillimin e kësaj kupe, kolegjiumin dhe akademinë e arbitrave të futbollit Shkodër për gjykimin me shumë korrektësi të kësaj kupe, gazetarin e mirënjohur z.Gjon Gjeka për pasqyrimin me shumë profesionalizëm të kësaj kupe!