Tashmë nuk ka më dilema. Vllaznia do të udhëtojë në fillim të janarit drejt Malit të Zi, për të zhvilluar atje fazën përgatitore të dimrit. Do të jetë pikërisht qyteti i Ulqinit që do të mirëpresë kuqeblutë. Këtë gjë e ka konfirmuar sot për mediat trajneri i kësaj skuadre Ernest Gjoka i cili ka deklaruar: “Ditën e djeshme bashkë me administratorin e klubit kemi qenë në Ulqin dhe kemi mbyllur gjithçka sa i takon stërvitjeve që do të zhvillojmë atje.
Nuk ka patur asnjë dilemë për zhvillimin apo jo të kësaj faze përgatitore sepse planet tona kanë qenë gjithmonë të bëra ashtu si duhet dhe do të mundohemi të ecim pikërisht sipas tyre”. Skuadra shkodrane do të qëndrojë në bregdetin malazez për një periudhë dyjavore ku ka në plan të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
© shkodrasport.com