Vedat Muriqi dhe Lazio kanë arritur akordin me Mallorcan, teksa sulmuesi pritet të kalojë në La Liga gjatë kësaj merkatoje.

Marca në Spanjë bën me dije se marëveshja në parim është gjetur, me Lazio që do e huazojë sulmuesin e Kosovës për gjashtë muaj, teksa Mallorca do ketë të drejtën e blerjes përfundimtare.

27 vjeçari në një sezon e gjysmë nuk ka lënë gjurmë me Lazion, ndërsa kanë qenë disa klube që kanë kërkuar shërbimet e tij në Turqi, Francë, Angli apo Spanjë. Duket se Mallorca ka plotësuar kushtet financiare të Muriqit, që te Lazio paguhet 2.2 milionë euro në sezon.

Pritet që sulmuesi të kalojë në La Liga për të ndihmuar Mallorcan në garën për mbijetesë, teksa pas 21 takimesh mban vendin e 17 me 20 pikë./newsport/