Vllaznia nuk arriti të merrte më shumë se një barazim në ndeshjen e djeshme përballë Egnatias në Rrogozhinë. Shkodranët, pas fitores së madhe në Klasike përballë Tranës, hapën garën për titullin kampion duke krijuar përshtypjen se ata janë ekipi për t’u mundur.
Mirëpo, kuqeblutë nuk harrojnë zakonin e vjetër. Vazhdimësia është armiku kryesor i tyre këtë sezon. Sa herë skuadra është në formë të mirë dhe ka shansin për të treguar veten, gjithmonë gabon në ndeshjen e rradhës duke zhgënjyer jo vetëm veten por edhe tifozët dhe publikun e gjerë.
Një problem shumë i rëndësishëm që duhet zgjidhur me kohë pasi kampionati futet në fazën më të nxehtë dhe cdo pikë e humbur ka peshë të rëndë teksa tani janë -5 nga kreu.
Barazimi i djeshem ne Rrogozhine edhe mund te konsiderohet rezultat pozitiv pasi eshte pika e pare e marre ndaj ketij kundershtari ne tre ndeshjet e ketij sezoni, por gjithsesi shkodranet duhet t’i bejne llogarite ndryshe, duhet t’i bejne me hapin e ekipeve te tjera rivale per titull.