Pasi humbi Serinë A sezonin e shkuar, Digit Alb, vazhdon në pikiatë, teksa tashmë nuk do të transmetojë as futbollin shqiptar! Për 3 sezone Superliga Shqiptare ka kaluar në platformën Oversport që në bashkëpunim me Tibo dhe Tring, do t’iu mundësojë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën një gamë të madhe transmetimesh të eventeve më të rëndësishme sportive, si shqiptare, ashtu edhe ato të huaja

.

Oversport Seria A për Shqipërinë dhe Kosovën, transmeton nëpërmjet Tring dhe Tibo. Pra platforma Tring, ka të gjitha eventet sportive të Oversport, si një rrjetet ott i Oversport. Këto dy platforma të rëndësishme sportive, mund të konsiderohen si një e vetme, falë bashkëpunimit të tyre.

Oversport gjithashtu ka edhe kampionate volejbolli të ndryshme, ndeshje miqësore të ekipeve prestigjioze, kualifikueset e skuadrave shqiptarë ne Europë, si dhe shumë evente të tjera të rëndësishme.

Në platformën Tibo mund të ndiqni edhe UEFA Champions League dhe të gjitha eventet sportive që disponon Tring dhe RTSH.

Përveç Superligës Shqiptare, vlen të theksohet se Digit Alb, ka humbur këtë sezon edhe kampionatin holandez dhe kampionatin kosovare. Ndërkohë që Kupa e Spanjës është në tender dhe nuk është përcaktuar ende fituesi.

Digit Alb momentalisht ka të drejtën e transmetimit të kampionatit spanjoll, kampionatit anglez, kampionatit francez, Kupën e Francës, Kupën e Italisë, Kupën e Shqipërisë, Kupën dhe Superkupën e e Italisë, Wimbledon dhe gara atletike. Të lira janë dhe Kupa e Gjermanisë, Kupa e Ligës Angli si dhe Kupa e Holandës.

Për sa i përket RTSH-së këta të fundit kanë fituar vetëm të drejtën ekskluzive të Formulës 1. Gjithashtu RTSH do të transmetojë edhe ndeshje nga Botërori i Katarit që starton në nëntor.

“CNA.AL” ka arritur të sigurojë listën e plotë se ku do kenë mundësi t’i ndjekin shikuesit shqiptarë, të gjitha eventet sportive, duke filluar nga ky sezon e në vazhdim.


OVERSPORT / TIBO

Serie A 2021-2024

Kategoria Abissnet Superiore 2022-2025

Kategoria e Parë

Kupa e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë

Kampionati i basketbollit shqiptar

Kampionati i volejbollit shqiptar

Scottish Premiership (SPFL) 2022-2023

Scottish League Cup 2022-2023

UEFA Champions League Qualifications – Albanian teams

UEFA Conference league Qualifications – Albanian teams

World Athletics

Continental Gold Tour (Outdoor)

Indoor Gold Tour

Boks, sportistëtshqiptar

European Weightlifting Championship 2022

National Teams Volleyball

Men’s European Volleyball Championship

Ëomen’s European Volleyball Championship

European Golden League

European Silver League

Albanian Teams Matches

Euro Qualifiers

Champions League Volleyball

CEV Volleyball Cup

Volleyball Challenge Cup

Euro Snoë Volley

Euro Beach Volley

Marathon (Berlin, Rome, Tirane)

Triathlon

Squash (Main events)

E-sports (E-serie A)

SUPERSPORT / DIGITALB

Premier League 2022-2025

La Liga 2022-2026

Bundesliga 2022-2025

Ligue 1 2022-2024

Europa League 2022-2024

Conference League 2022-2024

Coppa Italia 2022-2024

Superkupa e Italisë 2022-2024

Bundesliga 2 2022-2025

Superkupa e Gjermanisë 2022-2025

Kupa e Francës 2022-2023

Superkupa e Francës 2022-2024

Nations League 2022-2027

Europian Qualifiers2024-2028

Roland Garros 2022-2023

FA Cup 2022-2024

US Open 2022-2023

ATP Tour 2022 – 2023

Boks, sipaseventeve 2022-2023

UFC 2022-2023

TRING SPORT

UEFA Champions League

Kampionati Turk

Kampionatiportugez

UEFA Youth League

NBA

Moto GP


RTSH

Formula 1

Katar 2022

TË LIRA

Kupa e Gjermanisë

Kupa e LigësAngli

Kampionati Hollandez “EersteDivisie” 3 sezone: 2022 – 2025

Kupa e Hollandës 3 sezone: 2022 – 2025

Super Kupa e Hollandës 3 sezone: 2022 – 2025

Super Copa de Espagna 3 sezone: 2022 – 2025

Copa del Rey 3 sezone: 2022 – 2025