Vllaznia ne basketboll humbi dje finalen e katert ndaj Teutes, duke i zhgenjyer tifozet e vet te shumte ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Megjithate, diçka fantastike ne kete ndeshje ishte qe djemve kuqeblu nuk u mungoi mbeshtetja. Tifozet e Vllaznise e treguan me se miri se mbeshtetja asnje ekipi shkodran, nuk do t’i mungoje asnjehere.
Ne fakt diten e djeshme, kane qene afersisht rreth 1 mije tifoze qe mbushen shkallet e pallatit te sportit “Qazim Dervishi”. Nje numer i konsiderueshem ky, por qe ne fund Vllaznia e basketbollit nuk ua shperbleu tifozeve shkodrane me nje fitore.
Inisiativen e mbeshtetjes gjate ndeshjes e ka pasur pikerisht grupimi “Vllaznit Ultras”, te cilet nuk kane munguar te jene te pranishem jo vetem dje, por edhe ne disa ndeshje te tjera te ekipit te meshkujve te ketij klubi, si brenda ashtu edhe jashte, duke bere detyren e tyre ne maksimum ne mbeshtetje te Vllaznise ne basketboll.
Kuptohet qe kjo atmosfere e djeshme ka qene fantastike. Tifozeria shkodrane e tregoi veten edhe dje ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe me siguri qe edhe ne te ardhmen, kjo tifozeri do t’i jape me shume mbeshtetje me zemer ekipeve te Vllaznise ne teresi, per te synuar objektivat sa me te larte, pavaresisht luhatjeve qe mund te kete.
Maringlen ZHIVANI