Nuk ka fitues në derbin e Madridit mes Atletikos dhe Realit. Dy skuadrat kanë ndarë pikët në barazimin 1-1, në një ndeshje shumë të luftuar, që është vendosur nga golat e bomberave përkatës, Luis Suarez dhe Karim Benzema.

Luis Suarez ishte ai që hapi serinë e golave, me rrjetën e tij në minutën e 15 duke treguar se përballë Realit vazhdon të jetë vendimtar, pavarësisht fanellës që mban të veshur. Por Reali ktheu gjithçka në pjesën e dytë duke u shfaqur me një lojë shumë më kërkuese duke arritur që të barazonte rezultatin në fundin e duelit.

Një kombinim mes Kasemiro dhe Benzema u finalizua nga ky i fundit në minutën e 88 të sfidës dhe solli barazimin 1-1 që nuk ndryshon diferencën mes dy skuadrave në renditje. Atletiko mbetet në vendin e parë me 59 pikë, ndërsa Reali mban të tretin me 54, por me një ndeshje më shumë të luajtur se rivalët.

Ndërkohë, vendin e dytë tashmë e mban Barcelona e cila ka 56 pikë dhe po ashtu si Reali ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadra e Simeones. /vipsport/