Dita e neserme eshte e fundit qe partite politike pjesmarrese ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit, kane ne dispozicion per te dorezuar listen e kandidateve per deputet.

Kuptohet qe pritet te kete edhe supriza ne keto lista dhe kuptohet qe ne mes emrave te cilet do te kandidojne pritet te kete edhe njerez te sportit.

Sot eshte mesuar njeri prej tyre. Ka ndodhur pikerisht gjate prezantimit te kandidateve per deputet te Qarkut Shkoder te partise Bindja Demokratike.

Njeri nga keto kandidate do te jete edhe volejbollisti aktual i Vllaznise Gledis Dibra (Lloshi). Nje inisiative e guximshme e tij, megjithate perveç suksesit ne sport, ai tashme do te tentoje te beje te njejten gje edhe ne politike.

Por perveç Gledisit pritet qe ne listat e partive politike ne Qarkun e Shkodres te kete edhe te tjere figura te sportit te cilat do te jene prezente ne to./SHKODRA-SPORT.COM/