Deri para tre muajsh ka qene pjese e Vllaznise, ndersa sot ka luajtur kunder saj. Madje jo vetem kaq. Sara Malaj ka qene pikeshenuesja me e mire per Skenderbeun dhe njekohesisht eshte vleresuar si MVP (lojtarja me e mire) e ndeshjes se luajtur pasditen e sotme ne Korçe e te fituar nga vendaset me rezultatin e paster 3-0.

18 vjeçarja shkodrane ka spikatur mbi te gjitha per talentin e saj, aq sa i ka bere per vete te gjithe te pranishmit ne pallatin e sportit, perfshi ketu edhe gazetarin e njohur Tonin Frroku.

“Te them te drejten jam mrekulluar nga kjo lojtare vetem 18 vjeçe. Skenderbeu duket se ka gjetur volejbollisten qe i kishte munguar prej vitesh ne pozicionin e qendres. Shume e forte ne bllok, nje sulmuese e sakte ne kete pozicion, po ashtu edhe ne sherbim. Te mos harrojme se ajo ka ulur ne stol kosovaren Kallundra qe e ka sezonin e saj te trete te Skenderbeu. Jam shume i bindur se e ardhmja e volejbollit te Skenderbeut, por edhe atij shqiptar do te kete edhe emrin e Sara Malajt”- eshte shprehur Frroku.

Malaj mesa duket ka qene lojtarja qe i ka munguar Skenderbeut sezonin e kaluar. E shkelqyer ne pozicionin 3, ajo njekohesisht luan mire edhe ne pozicionin 2, volejbollistja shtatelarte pritet t’i beje shume pune korçareve ne pretendimet e tyre per titullin kampion.

Ashtu siç duhet ta qaje Vllaznia largimin e nje lojtareje te tille, ndonese u perpos shume qe ta mbajtur ne skuader, por nuk ia doli fale insistimit te saj per t’iu bashkuar nje skuadre me te mire dhe me me shume pretendime siç ishte Skenderbeu, ku mund te rritet edhe me shume nga ana profesionale.

Sara Malaj sot shenoi 10 pike dhe u shpall si lojtarja me e mire e ndeshjes, por me siguri qe ne te ardhmen kemi per te shkruar per te tjera arritje e suksese te saj./SHKODRA-SPORT.COM/