Harrojeni Kylian Mbappe dhe Leroy Sane! Virgil van Dijk ishte lojtari më i shpejtë i Ligës së Kampionëve, në edicionin 2018-2019. Mbrojtësi i Liverpool-it regjistroi shpejtësinë 34.5 km/h gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale, kundër Barcelonës, në “Camp Nou”. Holandezi e arriti këtë rekord në minutën e 92-të të lojës, pasi Barcelona rrezikoi të shënonte me kundërsulm.
Sikurse dihet, “Reds” e përmbysën heroikisht avantazhin 3-0 të Barcelonës, fiksuar në gjysmëfinalen e parë, madje fituan edhe trofeun, duke mposhtur Tottenham në finale. Ky ishte titulli i tyre i gjashtë kontinental.
Lideri i Liverpool, nr.4, ishte një shkëmb i pakalueshëm në repartin e pasmë, në “Wanda Metropolitano”. Ai u zgjodh “njeriu i ndeshjes”, i finales së 1 qershorit, dhe tani është favorit për të fituar “Topin e Artë”. Një tjetër sfidë ndaj Leo Messit, të cilin e “palosi” nga Champions-i./telesport/