Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë! Çudirat nga futbolli nuk janë të pranishme vetëm në Shqipëri, por edhe në shtëpinë e futbollit, Angli. Në një ndeshje të ligave inferiore të luajtur në Angli, futbollisti Julius Muraga është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari për një ndërhyrje të parregullt që i ka bërë kundërshtarit.
Pas kontestimeve të zakonshme për kartonin e kuq që ka marrë, futbollisti i është drejtuar dhomave të zhveshjes për t’u ndërruar dhe për t’u ngjitur në tribunë. Në atë moment, ai ka ulur siguresat e dritave të stadiumit, duke e lënë impiantin në errësirë totale, gjë e cila ka bërë që ndeshja të ndërpritet për rreth 5 minuta.
Teknikët dhe kujdestarët e stadiumit kanë ndërhyrë duke ngritur edhe njëherë siguresat, ndërkohë që vetë Muraga është shprehur se e ka bërë p adashje këtë. “Nuk i ika dritat e stadiumit me qëllim dhe kërkoj ndjesë për këtë. Mendova se ajo ishte për të ndezur dushin dhe jo siguresa që mund të fikë dritat e stadiumit”, tha futbollisti. /VipSport/