José Mourinho vazhdon të japë intervista, tani që nuk trajnon asnjë ekip futbolli. Trajneri portugez u shkarkua nga stoli i Manchester United dhjetorin e kaluar. Së fundi ka folur për DAZN në Itali, ku u pyet për pikat e forta dhe dobësitë e tij:

“Si njeri, kam cilësi, njohuri, përvojë dhe ambicie pa kufi. Pikat e dobëta? Jam i tmerrshëm me humbjen, i tmerrshëm me personin që ka më pak motivim se unë”.

Mourinho ka zbuluar edhe njeriun, që qëndron pas trajnerit, në rastin e tij: “Jose është një njeri i qetë dhe emocional. Jose si trajner është pragmatik dhe emocionalisht inteligjent, por dominues.

Mëkati është se njerëzit e njohin trajnerin më shumë se personin”. Gjithashtu, ai u pyet se çfarë mendojnë lojtarët për të si trajner: “Kjo varet. Disa do t’ju thonë se unë jam një bastard”./telesport/