Kampionati anglez konsiderohet si më i forti ndër 5 ligat elitare në Europë. Sigurisht që për të qenë pjesë e 11 më të mirëve duhet që të shkëlqesh në një ndeshje. Ajo që bie në sy është se në 11-shen e përzgjedhur nga “Sky Sports” rezulton dhe një shqiptar.

Më se normale që formacioni i javës dominohet nga lojtarë të 5 skuadrave të para, duke nisur me Loris të Totenhemin që është përzgjedhur si “gardiani” më i spikatur. Në mbrojtje është radha e Tripier, Laporte Alonsos dhe surprizës Shkodran Mustafi, siç dhe vetë sajti prestigjioz e ka konsideruar.

Një vlerësim jo i vogël për Mustafin, i cili ndonëse është një lojtar me origjinë shqiptare ka zgjedhur që të përfaqësojë skuadrën e Gjermanisë, ku dhe ka fituar Kupën e Botës.

Në repartet e avancuara nuk mund të mungonin emra si Muhamed Salah, David Silva, Stërling e Sigurdson. Në sulm Hazard dhe Aguero kanë bërë më mirë se sulmuesit e tjerë në javën e 12-të të Premier League-s./sport-ekspres/