Nga Spanja vijnë fjalë se Federata Spanjolle e Futbollit kërkon të heqë përdorimin e teknologjisë VAR (Video Assistant Referee) nga kampionati. Lajmin e konfirmon e përditshmja “El Larguero”, që zbulon edhe arsyen që mund të çojë në këtë vendim.

Sipas saj, gjithçka ka lidhje me aspektin ekonomik, pasi presidenti i futbollit spanjoll Javier Tebas është kundër idesë për të paguar rreth 3 milionë euro për përdorimin e teknologjisë në fushë.

Pra, heqja e VAR nuk ka të bëjë më aspektin teknik apo filozofik të përdorimit të tij.Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Tebas veç referimeve që bën e përditshmja spanjolle.

Gjithsesi, duket disi e çuditshme ideja e heqjes nga La Liga, një prej kampionateve më të mëdhenj në botë, e teknologjisë VAR, e cila thuajse është shtrirë anembanë globit.