Një situatë krejtësisht jo logjike është ajo për Kristjan Asllanin te Interi.

Mesfushori shqiptar po e ngrinte nivelin në çdo ndeshje, por kjo nuk mjaftoi për të fituar besimin e trajnerit Inzagi.

Injorimi ka vazhduar edhe në ditën e sotme ku Interi humbi në transfertë me shifrat 1-0 ndaj Bolognas.

Asllani nuk u aktivizua për asnjë minutë të vetme të takimit. Mesfushori shqiptar u ngrit në nxehje, por do të ulej sërish në stol pasi Inzagi nuk e preferonte në fushë.

Për më tepër, si zëvendësim i fundit u hodh edhe Carboni, një lojtar vetëm 17-vjeçar.