Real Madrid është rikthyer? Shenjat janë të mira. Los Blancos kanë mposhtur Valencia-n me rezultatin 4-1 pas një paraqitje të përmirësuar në krahasim me javët e fundit. Të besuarit e Zinedine Zidane e filluan mirë ndeshjen dhe dy penallti të Ronaldo-s në minutën e 16’ dhe 38’ kanë dyfishuar rezultatin për miqtë.Valencia mundohet të rifutet në lojë dhe ka dy-tre mundësi të mira, sidomos ajo e Kondogbia nga shumë pranë portës, por ish-interisti tregohet i pasaktë.

Pas pushimit është Mina ai që ngushton diferencën dhe këtu filluan vuajtjet e Real Madrid. Vizitorët duhet të përballonin furinë e vendasve të cilët shtynë përpara për të gjetur golin e barazimit ndërsa Real kërkonte të shfrytëzonte kundërsulmin për të vrarë ndeshjen.

Dhe pikërisht kjo ndodhi në minutën e 84’ ishte Marcelo që pas një kombinimi me Asensio shënon një gol fantastik nga e majta. Në fund ishte edhe Toni Kroos me golin e tij që vulosi fitoren për Los Blancos.

Dy fitore radhazi në La Liga, diçka normale për Real, por jo edhe aq normale për Real-in e momentit që po vuan për të gjetur qëndrueshmëri. Pas eliminimit në Kupë, kjo fitore do të qetësojë gjakrat në kryeqytet teksa Real i afrohet Valencia-s që ndodhet në vend të tretë.