E kane konsideruar si “arbitrin e se ardhmes” dhe syte e te gjitheve kane qene te perqendruar edhe tek ai. E kemi fjalen per arbitrin shkodran Indrit Myrtja. I ardhur nga fusha e futbollit, ngaqe ka luajtur futboll me heret, nisur edhe nga fiziku i shkelqyer dhe shume detaje te tjera, padyshim qe shpresat ishin te medha se do te kishim te benim me nje arbiter qe do t’i ngjiste shpejt shkallet e karrieres.

Edhe ne Shkoder u kenaqen sepse me ne fund pane qe pas Ditmar Jubices, me ne fund kolegjiumi i tyre do te kishte nje perfaqesues qe do t’i nderonte ashtu si duhet ne kete fushe.

Karriera nisi ashtu si duhet dhe Myrtja i ngjiti shkallet e karrieres teksa nga kategoria e dyte, shkoi ne te paren dhe prej me teper se tre sezonesh eshte arbiter i Superliges. Ne eliten e futbollit shqiptar ne fakt e nisi mire. Kjo sepse ne sezonin 2020-2021 ai ka drejtuar ne 9 ndeshje si arbiter kryesor.

Te njejten numer ndeshjes, pra 9, ka drejtuar edhe ne Superligen e sezonit 2021-2022 dhe si rrjedhoje shpresat e tij por edhe te drejtuesve te kolegjiumit te arbitrave te Shkodres ishin qe ne sezonin aktual, te kishte nje numer me te madhe ndeshjesh te drejtuara.

Por çfare ka ndodhur? Ne fakt nje zhgenjim i madh. Indrit Myrtja deri tani ka qene arbiter kryesor vetem ne 2 ndeshje dhe eshte shume e sigurte deri ne fund te kampionatit, nuk do ta kape shifren 9 te dy sezoneve te meparshme. Ne fakt, per shkodranin ka nje “rekord” ndeshjesh te tjera ku ai ka qene prezent (ne pankine) si arbiter i katert kryesisht por edhe arbiter ne VAR.

(

Kolegjiumi i Shkodres duhet ta ngreje zerin me shume per kete rast apo dhe ndonje tjeter. Per me teper qe tashme kryetari i tij Dritan Salaj eshte edhe pjese e kryesise se BAFSH. Indrit Myrtja eshte 32 vjeç dhe nese nuk mund t’i besosh sot ndeshje, kur do t’i besohen!