Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, “finalja” e mbijetesës, Kastrioti-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat pozicionohen në dy vendet e fundit të renditjes, ku janë të “dënuara” për tre pikët në një ndeshje direkt për mbijetesë.

Por ndeshja ka nisur me nje episod te paprecedente. Moment tennsioni në tunelin e dhomave të zhveshjes mes dy skuadrave. Ku arbitri kryesor Juxhin Xhaja thërrt Didën dhe Bajrami teksa i ndëshkon me karton të kuq.

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Onanuga, Hasani, Zogaj, Okebugu; Greca, Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

SKËNDERBEU – Rexhepi; Frashëri, Sadriu, Shehi, Bajrami, Zguro; Zhan Viktor, Mara, Dumfur; Mensah, Nikaj. Trajner: Migen Memelli.