Pak dite me pare publikuam lajmi se Ada e kishte trajnerin, pikerisht ate te rikonfirmimit ne krye te saj te trajnerit te sezonit te kaluar Admir Mehja.
Ai kishte rene parimisht dakord me presidentin Pjetri per te vazhduar punen serish, por njekohesisht kishin lene edhe nje takim te dyte per te caktuar detaje te metejshme te bashkepunimit.
Ky takim mesohet se eshte bere diten e djeshme dhe ne fakt konkluzioni i tij ka qene i papritur. Palet nuk kane gjetur gjuhen e perbashket sa i takon kushteve per te vazhduar punen te Ada dhe si rrjedhoje kane mbyllur bashkepunimin me njeri- tjetrin.
Kjo ka bere qe presidenti Pjetri te nise menjehere punen per gjetjen e trajnerit te ri sepse tashme nuk ka me kohe. Shorti i kampionatit te kategorise se dyte eshte hedhur sot dhe skuadra duhet bere gati sa me shpejt.
Ne oret ne vijim, madje me shume mundesi qe sonte, Ada do ta kete trajnerin e ri qe do ta drejtoje ate ne sezonin e ri futbollistik, por mbetet per t’u mesuar vetem emri i tij./SHKODRA-SPORT.COM/