Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE PAPRITUR/ Drejtori sportiv largohet nga skuadra e Superligës

E PAPRITUR/ Drejtori sportiv largohet nga skuadra e Superligës

Ndryshime në stafin teknik të skuadrës së Flamurtarit. Nga sa mësohet, Artim Pollozhani nuk do të jetë më drejtor sportiv i kuqezinjve. Vendimi është marrë një ditë më parë dhe padyshim ka ardhur si rrjedhojë e situatës jo të mirë që po kalojnë vlonjatët.

43-vjeçarit i ishte besuar detyra e drejtorit sportiv. Pollozhani është arkitekti i Flamurtarit të këtij sezoni, ndërsa për merkaton e dimrit akoma nuk ishte afruar asnjë lojtar.

Në Vlorë premtohen përforcime në ditët e ardhshme. Flamurtari mban aktualisht vendin e parafundit në renditje, për këtë ndryshimi është i domosdoshëm.

Ekipi i drejtuar nga Françesko Moriero do të përballet nesër me Elbasanin në Kupën e Shqipërisë. Një kompeticion që të jep mundësi për të ëndërruar më tepër se vetëm mbijetesa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments