Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit e organizuar mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një atmosferë të shkëlqyer e të mbushur me emocione të mëdha, ka nderuar me çmime protagonistët kryesorë të vitit 2023 në futboll.

Në një atmosferë të shkëlqyer. Çmimi i parë i akorduar në këtë Mbrëmje Gala të organizuar nga FSHF ishte për “Talenten e vitit 2023” për vajza, ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Në skenë për të dhënë këtë çmim tepër të rëndësishëm u ngjit ish-futbollisti i Kombëtares, Jahmir Hyka, i cili lexoi emrin e fitueses së çmimit sipas votimit. Çmimi shkoi për Klaudia Borcin, talenten 17-vjeçare të Vllaznisë, e cila ka spikatur me ekipet kombëtare.

“Jam shumë e lumtur që mora këtë çmim dhe që jam pjesë e kësaj mbrëmjeje madhështore. Ndihem e lumtur falënderoj ekipin e Vllaznisë dhe ekipin Kombëtares për ndihmën që më kanë dhënë,” – deklaroi Borci.