Zhoze Murinjo mendohet se do të shkarkohet nga detyra pa ardhur merkatoja e janarit, por trajneri portugez duket se po “mbijeton” në krye të Mançester Junajtid.

Mediat britanike kanë arritur të sigurojnë një intervistë me agjentin e Murinjos, Horge Mendesh. Portugezi i njohur siguroi se Murinjo nuk e ka ndërmend të lëvizë nga “Old Trafford”.

“Drejtuesit janë të lumtur me të dhe Murinjo me ata. Mua si agjent kaq më intereson”,- u shpreh shkurtimisht Mendesh, i cili la të kuptohet se rezultatet e fundit zhgënjyese në Premier Ligë, nuk kanë ndikuar në të ardhmen e “Special One”./vipsport/