Ndonëse në sezonin e kaluar ka qenë ndër futbollistët më stabël dhe më të mirë në formacionin durrsak, fuuttbollisti shkodran Esin Hakaj nga dita e sotme ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Teutës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai njofton: “Pershendetje. Sot zyrtarisht nuk jam me lojtari i Teutes. Dua te falenderoj drejtuesit dhe ne veçanti presidentin Edmond Hasanbelliu, tifozet dhe shoket e ekipit per mbeshtjetjen. I uroj suksese ekipit te Teutes.Faleminderit!”
Ai nuk ka thënë asgjë më shumë, vetëm kaq. Duke lënë të hapur çdo mundësi dhe pse jo edhe një rikthim tek Vllaznia, skuadër ku u formua si futbollist.
Ndoshta për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu duhet të shpejtojnë për t’i bërë ofertën zyrtare dhe me shumë siguri që Hakaj nuk do ta refuzojë.
© shkodrasport.com