Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE PAPRITUR/ Ndeshja e fundit me REALIN, tifozët madrilenë i japin LAMTUMIRËN...

E PAPRITUR/ Ndeshja e fundit me REALIN, tifozët madrilenë i japin LAMTUMIRËN yllit të tyre

Keylor Navas nuk do të jetë më pjesë e Realit të Madridit. Gardiani kostarikan mori përshëndetjen e fundit nga tifozët madrilenë para ndeshjes së fundit të sezonit me Real Betisin. Fansat thirrën në kor emrin e tij duke shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë në 5 vite me Realin. Ai u ul në gjunjë duke i drejtuar duart drejt qiellit.

Në 5 sezone, Navas fitoi 3 Champions League dhe një kampionat spanjoll. Për 3 sezone ishte titullar i padiskutueshëm i “Los Blancos”, por blerja e Thibaut Courtois, portier me reputacion të madh e ka detyruar teknikun e rikthyer Zinedine Zidane “të tradhëtojë” Navasin për belgun.

Sipas gjasave, Navas pritet të transferohet te portugezët e Portos, ku do të pasojë për herë të dytë Iker Casillasin, i cili u tërhoq nga futbolli për shkak të infarkti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments