Firma e Rei Manajt dhe rinovimi i kontratës së tij deri në vitin 2024 me skuadrën e Albacetes pak kohë më parë la të mendohej se sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ishte shkëputur përfundimisht nga Interi. Djaloshi nuk arriti të çante në radhët e zikaltërve të cilët e huazuan në disa skuadra për dy vite radhazi.
Në verë, Albacete vendosi të ushtronte të drejtën për të blerë kartonin e tij dhe aty u mendua se e ardhmja e Manajt ishte larg Interit, ekip me të cilin ka pranuar se ka një lidhje të veçantë pasi është tifoz. Në Itali e cilësuari plusvalencë shitjen e tij, pasi Interi përfitoi financiarisht nga transferimi i lojtarit, edhe pse shifrat nuk u bënë asnjëherë publike.
Por mediat pranë klubit zikaltër kanë zbuluar së fundmi se Interi nuk ka hequr dorë plotësisht nga Manaj. Në marrëveshje e shitjes te Albacete, është vendosur një klauzolë ie cila i jep prioritet klubit italian për transferimin në të ardhmen e sulmuesit të Shqipërisë. Kjo do të thotë se zikaltërit, gjatë periudhës së kontratës së Manajt te Albacete, mund të barazojnë çdo ofertë të ardhur nga skuadra të tjera për futbollistin dhe të marrin përsëri kartonin e tij, gjithmonë nëse spanjollët do ta nxjerrin në shitje. /vipsport/