E papritur tek KF Shiroka. Vetëm pak ditë pas emërimit të trajnerit Jasmins në krye të skuadrës së tyre, vjen edhe largimi i tij. Madje bashkë me të edhe i ndihmësit të tij. Kjo sepse të dy ata kanë marrë një ofertë të mirë nga një skuadër nga Omani dhe drejtuesit e klubit shkodra nuk u janë bërë pengesë.
Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një postimi nga vetë klubi i Shirokës ku shkruhet:
“KF Shiroka njofton se ka arritur marrëveshje me një klub të Superligës së Omanit për transferimin e trajnerit Andre Jasmis dhe ndihmës-trajnerit Pedro Miranda.
Palët kanë rënë dakord për transferimin e stafit teknik drejt Superligës së Omanit. Gjatë periudhës së tyre në KF Shiroka, trajneri Andre Jasmis dhe ndihmësi i tij Pedro Miranda kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim për ekipin tonë
KF Shiroka i falënderon për kontributin dhe angazhimin e dhënë dhe u uron suksese në vazhdim të karrierës së tyre profesionale”.


