Tërbuni ka pësuar humbjen e dytë të kampionatit në ndeshjen e djeshme ndaj Turbinës. Cërrikasit mposhtën në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e trajnerit Alert Alcani.

Pukjanët u dorëzuan pa kushte, teksa në pjesën e parë, Turbina do të kalonte në avantazh me dy gola në minutat 16-të dhe 26-të. Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës, cërrikasit shënuan edhe një herë tjetër në minutën e 73-të dhe ndeshja nuk do të kishte më histori, duke u mbyllur këtu me rezultatin 3-0.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se në rradhët e Tërbunit, si për herë, u aktivizuan disa shkodranë, siç janë Serdar Zagani, Ardit Hoxhaj, Alsid Tafili dhe Rudolf Popaj. Tashmë, pas kësaj humbjeje, pukjanët mbeten në vendin e gjashtë me 12 -pikë. /Maringlen ZHIVANI/

Turbina-Tërbuni 3-0

Formacioni i Tërbunit (4-5-1): Vata, Zagani, Hoxhaj, Duka, Metani, Filipi, Mezini, Tafili, Baholli, Rezi, Xhabrahimi (u aktivizuan: Popaj, Mbaba, Saliaj, Krasniqi) Tr: Alert Alcani