Skënderbeu është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Të ndodhur në fundin e tabelës së klasifikimit në Superligë, duket se goditja e parë ndaj skuadrës ka ardhur nga Bashkia Korçë.

Këshilli Bashkiak ka reduktuar shumën që paguan çdo vit për klubin, duke qenë se korçarët nuk janë ende Shoqëri Aksionere por një Shoqatë. Nga 410 milionë lekë të vjetër çdo vit, buxheti nga Bashkia është tkurrur në vetëm 130 milionë lekë të vjetër.

Nga ky fond përfitojnë 25 persona, futbollistë, trajnerë apo staf, me gati 500 mijë lekë të vjetër në muaj. Duket se reduktimi ka ardhur pas formës së dobët dhe fundit të klasifikimit, çka do thotë se do jetë presidenti Takaj ai që do mbulojë pjesën tjetër të shpenzimeve.

Nje reduktim i tille i fondit sigurisht qe do te shkaktoje edhe me shume probleme per korçaret edhe per sezonin e ardhshem ku rivaliteti per t’u ngjitur ne Superlige do te jete shume i madh.