Shkruar nga Gjergj KOLA
Mesfushori me origjinë nga Shkodra Anis Guri ditët e fundit është transferuar tek ekipi ACR Messina i cili merr pjesë në kampionatin e Seria D në Itali. 18 vjeçari i lindur në vendin fqinj është pritur mjaft mirë tek ekipi i tij i ri teksa e kanë vlerësuar për karrierën që ka patur me ekipet e moshave.
Anis është i datëlindjes 2008 dhe është një lojtar i aftë të luajë role të shumëfishta në zonat qendrore dhe ofensive. E ka nisur futbollin që në moshë të vogël kur i është bashkuar Akademisë së Chievo Verona.
Më pas ka kaluar tek SudTirol dhe së fundi tek Mori Santo Stefano, klubi i fundit ku shënoi 47 gola me ekipet U-15 dhe U-17 të tij. Ndërkohë vitin e kaluar, ai debutoi për ekipin e parë, duke garuar në kategorinë “Eccellenza”.
Tashmë tek Messina, Guri do të mundohet të tregojë vlerat e tij më të mira dhe të bindë stafin teknik për të marrë sa më shumë minuta sepse vetëm kështu do të mundet të jetë në ato nivele ku ai dëshiron.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


