Kur u duk se gjerat po rregulloheshin gradualisht tek ekipi i Vllaznise ne basketboll per meshkuj, krejt papritur nga rradhet e tij largohet nje nga lojtaret me te rendesishem. Behet fjale per shkodranin 21 vjeçar Elian Memçaj.

Lajmi eshte bere i ditur nga vete shoqata e basketbollit te Vllaznise permes faqes zyrtare ku shkruan: “Me kërkesë të lojtarit, klubi ynë ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me lojtarin Elian Memçaj.Klubi ynë e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë si dhe i uron suksese në të ardhmen”.

Nderkohe ende nuk eshte e qarte se si ka ardhur ky largim, por me shume mundesi ai do te vijoje karrieren ne ndonje ekip tjeter, por te Vllaznia do te krijoje nje grope te madhe, nisur edhe nga fakti qe kontigjenti i lojtareve eshte i limituar.

Kujtojme qe Memçaj ne ndeshjet e deritanishme te ketij sezoni te Vllaznise, ka qene pikeshenuesi me i mire i saj. Ai ka shenuar plot 86 pike. Dhe trajneri Bekteshi tashme duhet t’i beje llogarite edhe pa te. Nje problem me shume per skuadren shkodrane e cila sivjet kishte objektiv renditjen ne mes 6 skuadrave te para qe shkojne ne play-off./SHKODRA-SPORT.COM/