Kur u duk se gjithçka po shkonte mire ne pragndeshjen me Kukesin, ka ndodhur nje problem te Vllaznia. Portieri Bojan Zogoviç k shfaqur probleme shendetesore dhe si rrjedhoje nuk do te luaje sot.

Ne seancen stervitore te dites se djeshme, nuk eshte stervitur rregullisht, por stafi ka shpresuar se gjendja e tij do te permiresohej, por nuk ka ndodhur keshtu. Ai vuan nga bajamet qe i ka krijuar nje shqetesim te madh ditet e fundit.

Per kete arsye, sot ne porte do te jete Kristi Qarri. Portieri qe pikerisht dje festoi 21 vjetorin e lindjes, sot do te jete ne fushe ndaj Kukesit dhe kjo me shume mundesi ishte dhurata me e mire qe i erdhi per ditelindje.

Megjithate, dhurata me e mire do jete nese Vllaznia fiton sot ndaj Kukesit me te ne porte. Qarri e pret prej kohesh momentin e tij dhe kjo dite erdhi. Prandaj dhe ai duhet ta shfrytezoje./SHKODRA- SPORT.COM/