Çështja e agjërimit është kthyer në problem jo vetëm në Europë, por dhe në kampionatin e Kosovës. Tekniku i skuadrës së Llapit Tahir Batatina bëri me dije për mediat se për shkak të rëndësisë së sfidës për titull me Prishtinën nesër, skuadra nuk do të agjërojë, pavarësisht besimi islam e pengon një gjë të tillë. Megjithatë, ai nuk dhënë vendim përfundimtar.
“Shumica e lojtarëve tanë agjërojnë. Por, për shkak të rëndësisë së ndeshjes, kemi vendosur bashkërisht me lojtarët që në ditën e ndeshjes me Prishtinën të mos agjërojmë. Ndoshta nuk është një hap i mirë në aspektin fetar, por mendoj se gjithçka mund të kompensohet në ditët në vijim.
Është derbi dhe duhet të jepet maksimumi, nuk është e njëjtë. Edhe në Evropë lojtarët e prishin agjërimin pasi humben shumë kalori dhe duhet shumë mund”, deklaroi fillimisht Batatina.
Besoj që edhe Zoti do të na e falë nëse nuk agjërojmë, pasi jemi klub që nuk kemi fituar titull që 87 vjet. Sidoqoftë, unë nuk iu imponohem lojtarëve dhe nuk e detyroj askënd ta prish agjërimin”,deklaroi për median shqiptare “Gazeta Express”.
Llapi luan nesër ndaj skuadrës së teknikut të njohur Mirel Josa dhe lufta për titull kampion është ndezur ashpër, kur po i afrohemi fundit të sezonit./newsport/