Ndeshja e sotme mes Bylisit dhe Vorës është mbyllur me suksesin 2-1 të skuadrës ballshiote, e cila ka triumfuar në fushën e vet edhe pse që pas pak minutash ishte me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Abazajt.
Ndeshja në fjalë, ashtu siç ndodh prej kohësh me ato të kampionatit shqiptar, ka qenë e kuotuar në baste në kompani ndërkombëtare. Por një pjesë e të cilave, kanë vendosur që ta heqin atë shumë minuta para mbarimit të duelit.
Për shembulli kompania “bet365”, e ka bllokuar ndeshjen që në minutën e 58-të, pa ardhur goli i barazimit të përkohshëm të Vorës, duke mos pranuar më baste për të.

E njëjta gjë edhe me kompaninë “1XBet”, e cila gjithashtu e ka bllokuar në të njëjtën minutë, duke lejuar vetëm goditjet nga këndi deri 5 minuta para fundit të duelit.

Ndërsa kompania “Crownbet”, e ka mbyllur që pas 9 minutave të parë të ndeshjes, duke bllokuar çdo lloj basti të mëtejshëm për të.(panorama-sport)








