Ai është Drejtor i Akademisë Vllaznia dhe pedagog në UVA. E njeh me “dhëmbë e dhëmballë” gjithë cfarë ngjet në futbollin shkodran e shqiptar. Shpesh me analiza dhe receta speciale.

Alban Hasani (Neziri), ish-futbollisti i njohur me Vllazninë, Laçin, Teutën, rrëfehet enkas për ‘Sporti im.al‘, duke analizuar jo vetëm Vllazninë në fazat organizatve por dhe pritshmëritë e mundëshme në edicionin e ri.

I dhëmb fakti që kampionë shkodranë, enden nëpër klube të tjerë…

Alban, çfarë ngjet me Vllazninë e re?. Një tjetër ‘Alban’, ka trazuar tregun dhe po konfiguron një Vllazni të madhe…

“Më vjen mirë që janë afruar personalitete me kapacitete dhe seriozë për të rindërtuar klubin e futbollit. Në bashkëpunim me bashkinë Shkodër për ti dhënë një dimension të ri futbollit kuqeblu. Alban Xhaferi ka nisur të pikasë me maturi e seriozitet. Edhe pse për mua blerja më e mirë e momentit te Vllaznia është afrimi i zv/trajnerit Elvis Plori.

Kam mendimin se bashkë me Tomas Brdariç, do të bëjnë një punë madhështore te skuadra e cila ka vuajtur këto vite të fundit.”


Punohet aktualisht për afrimin e elementit shkodran?

“Shikoj që po punohet në mënyrë të mirë për afrimin e elementit te ri si Isufi me një edicion shumë të mirë Gjirokastër apo dhe Hoxha te ekipi i Besës. Po ashtu dhe lojtari Çoba në Azerbajxhan, lojtarë te Akademisë së Vllaznisë. Për të mos harruar dhe futbollistët aktualë të moshave te Akademia si Bushaj , Xhahysa, Dedaj, Repaj e Lekaj.”

Keni luftuar gjithnjë për t’i mbajtur në Shkodër lojtarë të caktuar…

“Jam i prerë në mendimin për tu larguar nga Shkodra. Kam parasysh Fangaj, Zogaj, Çinari, Hakaj, Hebaj, Qardaku etj. Kam qënë gjithnjë kundër largimit të talentëve nga qyteti i Shkodrës. Por…”

Sherri te Laçi sikundër ju dhe shumë shkodranë në të shkuarën. Që në prezantimin e parë hero. Një mendim?

“Më vjen mirë që lojtarët shkodranë vashdojnë bashkpunimin me ekipin e Laçit një ekip shumë i mirë dhe i balancuar në të gjitha aspektet. Sherri goxha goditje. Me një president si Laska një mjeshtër i njohjes dhe menaxhimit të futbollit shqiptar.”

Personalisht luajta me skuadrën që drejtohej nga presidentët Agim Myrtaj e Ermal Laçi por atje kam njohur njerëz të shumtë që e duan me zemër futbollin e qytetit të tyre.”


Tri ekipe shqiptare kaluan të enjtën në Europë, katër bashkë me Tiranën…

“Një natë e paharruar kualifikimi i skuadrave tona duke filluar nga Teuta e mikut tim Edmond Hasanbelliu, e Laçit qytetit tim te dytë e po ashtu edhe Kukësi i Skënder Gegës, një vlerë e shtuar e trajningut shqiptar.”


Favoritët e edicionit të ri?

“Janë 5 skuadra sipas meje.Tirana teksa ka organikë shumë të pasur, Teuta, Kukësi e Laçi që kanë ruajtur 70% të kontigjentit si dhe Partizani i cili me një mjeshtër në pankinë si Ilir Daja, do të dijë ta ngjisë skuadrën në nivel pretendenti.”/sportiim.al/