Në mbrëmjen e sotme në teatrin “Migjeni” janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Por përveç këtyre vlerësimeve, ka qenë edhe një tjetër vlerësim me një çmim special për dy emblema të sportit shkodran dhe atij shqiptar. Pikërisht për kampionin e Europës në atletikë Izmir Smajlaj dhe nënkampionin e Europës në peshëngritje.

Ata janë nderuar me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës”. Për t’ia dorëzuar këtë titull në skenë ka qenë gazetari sportiv Gjergj Kola ndërkohë që Qerimaj ka qenë i pranishëm madje duke premtuar rezultate të larta edhe në vitin 2018. Por nga ana tjetër ka munguar Smajlaj i cili është duke u stërvitur në Turqi dhe çmimin për të e ka marrë, i ati- Muhameti. Kuptohet që Shkodra është vërtetë krenare për këta dy sportistë të mëdhenj dhe një titull të tillë ata e meritojnë plotësisht.
© shkodrasport.com