Nëse deri në këtë periudhë, justifikimet apo alibitë e krijuara kanë qenë të justifikueshme, tani e tutje nuk do të ketë më as për futbollistët dhe as për stafin teknik të ekipit të Vllaznisë. Stërvitja është bërë ashtu si duhet, merkatoja po ashtu dhe në këtë mënyrë tashmë priten rezultatet e duhura prej saj. Një gjë të tillë e pranon edhe vetë trajneri Gjoka i cili në një komunikim me mediat është shprehur:

“Kemi krijuar një ekip shumë të mirë dhe tashmë nuk ka më alibi për paraqitjet e tij. Ua kam bërë të qartë edhe vetë futbollistëve se tashmë nuk do ketë më justifikime për rezultate negative. Vllaznia patjetër që duhet të shkojë në vendin që i takon”.
© shkodrasport.com