Hofenheimi vazhdoi formën e shkëlqyer, duke mposhtur në transfertë Hamburgun me rezultatin 2-1 dhe duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Protagonistë absolutë ishin dy shqiptarët e Kosovës, Asllani dhe Hajdari.
Sulmuesi shënoi golin e avantazhit në minutën e 18-të, ndërkohë që mbrojtësi Hajdari, asistoi për golin e dytë të shënuar nga Lemperle në minutën e 45-të.
Ky sukses vendosi edhe një rekord të ri për klubin, si sezoni me më shumë fitore në elitën e futbollit gjerman.
Nën drejtimin e Kristian Ilzer, Hofenheim është shndërruar nga një skuadër që luftonte për mbijetesë në një pretendente serioze për një vend në Champions League. Tre javët e fundit do të jenë vendimtare në garën me Shtutgart dhe Bajern Leverkusen për vendin e katërt.
Momentalisht ekipi i shqiptarëve mban vendin e katërt me 57 pikë, 1 më shumë se Shtutgart dhe 2 më shumë se Leverkusen.


