Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi.

Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar federatës italiane të futbollit që titulli kampion i këtij sezoni të shkojë për skuadrën bergameske.

Kjo në shenjë solidarizimi me Bergamon, i cili ka humbur 4500 persona për shkak të koronavirusit.

Megjithate me nje ide te tille sigurisht qe nuk do jene dakord skuadrat qe po luftojne per kete trofe dhe ne veçanti Juventusi qe eshte ne vendin e pare te renditjes dhe deshiron te marre titullin e rradhes.

Gjithsesi te gjitha keto jane vetem ide sepse ende nuk ka asnje vendim se çfare do te behet ne kete drejtim teksa udhezimet jane marre per ta rifilluar kampionatin aty ku eshte ndalur.