Ne tribunen “VIP” te “Air Albania Stadium” mbreme ka patur shume personalite, te jetes politike por edhe te sportit por ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e Presidentit te Republikes, z. Ilir Meta.

Arsyen e mungeses e ka shpjeguar vete ai me nje status te publikuar ne rrjetet sociale, ku shpreh shume pakenaqesi per emrin dhe gjera te tjera qe kane te bejne me stadiumin duke shkruar:

“Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!