Auxerre luajti kundër Lyon në ndeshjen e përfunduar në shifrat 2-1. Vendasit shënuan pikë që mund të jenë vendimtare në luftën për mbijetesë, por kjo përballje e luajtur të premten mbrëma shkaktoi shumë komente në Francë.

Dyshohet se ka fiksim të ndeshjes së lartpërmendur, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të Auxerre.

Lyon kryesonte në pjesën e parë me golin 0:1 të Dembeles në minutën e 36-të, e më pas në vazhdim në vetëm dy minuta, kthesë e vendasve.

Fillimisht Perrin shënoi nga pika e bardhë për 1:1 në minutën e 51-të, më pas Jubal shënoi në minutën e 53-të për 2:1.

Interesant është fakti se goli i minutës së 53-të ishte edhe i fundit, ndërsa Lyon në pjesën e dytë kishte vetëm një gjuajtje drejt portës së vendasve.