Kukësi është ndëshkuar edhe nga Komisioni i Disiplinës pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Shkak janë bërë veprimet e tifozëvë kuksianë, të cilët nga njëra anë dhuruan spektakël duke mbushur tribunat, por nga ana tjetër nuk ngurruan të hidhnin vazhdimisht sende në fushën e lojës gjatë ndeshjes.

Si pasojë e kësaj situate, gjatë ndeshjes ndaj Teutës shpeshherë u sinjalizua që tifozët të ndalnin hedhjen e sendeve nga tribuna, sidomos ajo pas portës. arsye për të cilën Disiplina ka gjobitur Kukësin pas mbledhjes së sotme.

VENDIMET

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.