Pak vite më parë, tek Vllaznia pat ndodhur diçka e çuditshme. Në një ndeshje, portieri i parë Selimaj u ndëshkua me karton të kuq, pikërisht në ndeshjen ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”. Portieri i dytë Gjokoviç kishte një dëmtim dhe po ashtu, portieri i të rinjve Sherri ishte duke u provuar në një ekip në Zvicër. Si rrjedhojë, portier i dytë në këtë ndeshje ishte 17 vjeçari, portieri i patërinjve Zamir Vjerdha. Askush nuk e mendonte se atij do t’i binte rradha për të hyrë në portë por në fakt, kartoni i kuq i Selimajt, e bëri të detyrueshëm aktivizimin e tij. Vjerdha atëherë ishte i katërti portier që u gjet për ta futur në lojë.

Një rast thuajse identik, madje më i rëndë, ka ndodhur në Angli, pikërisht në vendin ku u shpik futbolli, por gjithashtu edhe vendi i çudirave të mëdha. Lajmet e rralla që vijnë prej andej nuk kanë fund, ndërsa i radhës është krejtësisht origjinal.Kjo ka ndodhur në ekipin e Plymouth, katër portierët e saj nuk janë të gatshëm për ndeshjen në kampionat. Ky ekip ndodhet në Ligën e Parë angleze, teksa flasim ende për futboll në kushtet e profesionalizmit.Trajneri i ekipit të Plymouth i duket ende e pabesueshme e gjitha kjo çfarë ka ndodhur:

“ Nuk mundet ta besoj. Nuk e kisha provuar kurrë këtë eksperiencë si trajnerë, të kesh 4 portierë të pamundur për një ndeshje, nuk po i besoja dot syve kur pashë mesazhin në telefonin tim. Unë i kërkova Federatës Angleze të na lejonte një transferim në kushte të tilla por ata kthyen një përgjigje negative”.
Gjithsesi për ndeshjen ndaj Portsmuthit, këtij klubi do i mungojnë të gjithë portierët. Tre senatorët e këtij ekipi McKormick, Letheren, Robert te Loeke janë të gjithë jashtë stërvitjes me ekipin. Me shumë shanse do të provohet një eksperiment i rrezikshëm duke luajtur me portierin titullar të këtij ekipi Matthevs, i cili është me brinjë të thyera.
© shkodrasport.com