Gjeorgjia do të përballet me Spanjën të dielën në orën 18.00, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit. Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot në darkë në stadiumin Dinamo Arena të Tbilisit (Gjeorgji), ku po stërvitej ekipi mik.
Luis Enrique kishte filluar stërvitjen me ekipin, ku fillimisht fokusi u vendos te pasimet dhe mbajtja e topit, teksa pas gjysmë ore fiken dritet.
Kjo ka bërë që tekniku të kthejë në dhomat e zhveshjes lojtarët, duke mos pritur qoftë asnjë sekondë. Ata natyrisht qe jane zhgenjyer nga nje situate e tille e krijuar.
E pabesueshme sesi në vitin 2021, vijojnë të ndodhin gjëra të tilla. Takimi i nesërm është i dyti për xhiron e grupit B, ku janë edhe Kosova, Sueida, e Greqia.