Nga Ergys Trimaci

Java e fundit e kampionatit. Si gjithmonë fanatik përsa i perket ndjekjes së futbollit Shqiptar. Futbolli tek unë përkutizohet brenda gardhit tonë.

Është një lloj simpatie Interi, por dashnia është Vllaznia. Më emocionon futbolli jonë rrumpallë, 50 minuta efektiv, më shume edhe se futbollit anglez. Preferoj balten e viteve 2000. Vite kur Vllaznia sillte kupa. Para tapetit që ndrrohet çdo vit.

Për me u kthy tek kampionati jonë, përtej gjithë pakënaqësive, ankesave, paragjykimeve që e karakterizon shqiptarin, mendoj se kampionati është luajtur drejt. Luhet deri diten e fundit. Për titull, për europë dhe qëndrim në kategori.

Si ndjekës i hershem, unê meriten mê të madhe ja jap formules së kampionatit. Nëse do kishte skuadra që do e kishin siguruar me kohe objektivin, gara do ishte paracaktu që në dhjetor, siç ka ndodhe gjithmone.

Vllaznia e milionave nuk dha atë që pritej. Një ekip i me lojtare Big, që ndoshta sndodhte qysh prej kohës së Myftarit, përfundon duke diskutuar Europën.

E çuditshme edhe e trishte. Megjithate le tê shpresojmë deri nê fund, në balten e Ballshit djemte duhet të tregohen burra, ma shumë se lojtare. E kanë detyrim për qytetin, për tifozet, per fanellen.
Gjithmone Forca Vllaznia!